Ka 16 lëndë aktive në Prokurori, Ramiz Merko ende pa përgjigje për aktakuzat e fundit

Maqedonia

Ka 16 lëndë aktive në Prokurori, Ramiz Merko ende pa përgjigje për aktakuzat e fundit

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:51
Ka 16 lëndë aktive në Prokurori, Ramiz Merko ende pa përgjigje për aktakuzat e fundit

Prokuroria e Strugës sot ka dorëzuar aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, e dyta brenda 20 ditëve. Aktakuza e parë ishte për blerjen e makinës “Audi”, ndërsa aktakuza e dytë ka të bëjë për emërimin e paligjshëm të një drejtori të shkollës.

Kundër Ramiz Merkos ka 16 lëndë aktive në Prokurori, përfshirë edhe këto dy të fundit që përfunduan me akt prokuror.

Nga viti 2006, numri i lëndëve kundër Merkos që kanë kaluar nëpër duar të prokurorëve, ka qenë 30, por është ulur me kalimin e viteve, ndërsa 14 prej tyre janë vjetërsuar.

Nga ana tjetër, asnjë nga prokurorët që trajtuan çështjet nuk mbajti përgjegjësi për vjetërsimin e lëndëve të Ramiz Merkos. Disa prej tyre u “vunë në dukje” vetëm nga mbikëqyrësit e dërguar nga prokuroria e shtetit vitin e kaluar, pasi Merko u fut në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për shkak të dyshimeve për korrupsion të madh.

Ramiz Merko ende nuk është deklaruar publikisht për asnjërën prej akuzave, ndërsa pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së, ai u largua nga postet partiake dhe nuk është anëtar aktiv i BDI-së, por ka refuzuar të largohet nga udhëheqësia e Komunës së Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat