OBRM-PDUKM i përgjigjet LSDM-së: Mbledhja e nënshkrimeve për kandidaten për presidente ishte vetëm proces teknik

Maqedonia

OBRM-PDUKM i përgjigjet LSDM-së: Mbledhja e nënshkrimeve për kandidaten për presidente ishte vetëm proces teknik

Më: 20 mars 2024 Në ora: 17:46
Gordana Siljanovska Davkova

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, se kandidatja e tyre për presidente Gordana Siljanovska Davkova, nuk ka mbledhur nënshkrime nga qytetarët për kandidaturën e saj.

Nga OBRM-PDUKM thonë se e gjithë kjo nuk është e vërtetë dhe se parashtrimi i kandidaturës është proces teknik.

“Parashtrimi i kandidaturës është proces teknik, profesoresha Siljanovska Davkova kishte dalje më të madhe nga qytetarët gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për kandidaturën e saj dhe andaj ajo është dhimbja më e madhe për Pendarovskin dhe LSD-në. Mbështetja e qytetarëve është e qartë dhe pa dilema, ndërsa LSD dhe Pendarovski për këtë do të binden më 24 prill dhe 8 maj”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, nga sot edhe zyrtarisht ka përfunduar procesi i parashtrimit të kandidaturave për zgjedhjet presidenciale, ku u paraqitën 7 kandidatë edhe atë presidenti aktual Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Arben Taravari, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Maksim Dimitrievski dhe Stevçe Jakimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat