Detaje të reja, si u gjet i vrarë mjeku nga Shkupi

Maqedonia

Detaje të reja, si u gjet i vrarë mjeku nga Shkupi

Më: 22 mars 2024 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Sipas njoftimit të policisë, atë e ka gjetur djali i tij, i cili e kishte kërkuar pasi nuk ishte kthyer nga puna. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë.

“Djemtë e viktimës nuk kanë asnjë dyshim lidhur me motivet e mundshme të vrasjes. Në një bisedë prapa kamerave na thanë se dita e djeshme ishte e zakonshme dhe nuk e dinë çfarë të mendojnë lidhur me ngjarjen. Ata presin që autoritetet të zbardhin sa më shpejtë këtë rast”, raporton “Alsat”

Prokuroria ka kryer hetimin në vendngjarje dhe ka dhënë urdhër për obduksion dhe sigurim të pamjeve nga kamerat e sigurisë.

“Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion, si dhe urdhër për mbledhjen dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje si dhe për sigurimin e pamjeve nga kamerat mbikëqyrëse. Po merren veprime për zbardhjen e rastit”, thonë nga Prokuroria.

Vdekja e mjekut 67 vjeçar nga Shkupi ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Ka reaguar edhe Oda e mjekëve nga ku kërkojnë zbardhje urgjente të rastit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat