Mickoski: Sulmi ndaj BDI-së nuk është sulm ndaj shqiptarëve, por sulm ndaj krimit që ata përfaqësojnë

Maqedonia

Mickoski: Sulmi ndaj BDI-së nuk është sulm ndaj shqiptarëve, por sulm ndaj krimit që ata përfaqësojnë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:07
Hristijan Mickoski

"Këto zgjedhje do të jenë historikisht të rëndësishme dhe vendimtare jo vetëm për t’i rregulluar gjërat dhe për ta shpëtuar Maqedoninë nga rruga e gabuar dhe humnera drejt së cilës po shkon, por edhe një shans për të dërguar një mesazh për ata që kanë grabitur Maqedoninë me dekada. BDI-ja është faktori politik që përveç nënshtrimit të LSDM-së, atë parti dikur të madhe e bënë një lodër të vogël në duart e tyre, por krimin e tyre e futën në çdo institucion dhe bënë duizim ose më mirë kriminalizim të shtetit. BDI, kanë njëzet vjet që kalojnë çdo ndërrim qeverie, dhe megjithëse janë pjesëmarrës në çdo aferë dhe çështje penale, nuk ka asnjë person nga struktura e tyre që të jetë përgjigjur ligjërish", tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së dhe bartës i listës së njësisë zgjedhore 1 në promovimin e sotëm të listave.

“Unë si person nuk kam asgjë kundër asnjë kombi, por jam kundër faktit që Maqedonia po vidhet dhe po shkatërrohet në mënyrë të pashpirt. Sepse edhe shqiptarët në Maqedoni janë peng të krimit të BDI-së dhe sepse edhe ata jetojnë rëndë ashtu si maqedonasit, serbët, turqit, romët, boshnjakët, vllehët dhe të gjithë qytetarët e tjerë në Maqedoni.

Fakti që BDI ishte një parti e gjelbër dhe tani janë evropianë të mëdhenj tregon se ata kanë një duzinë fytyra, por një fytyrë nuk e ndryshojnë kurrë, kjo është fytyra që mbajnë vazhdimisht me vete, kjo është fytyra e krimit. Dhe për atë krim ata duhet të mbajnë përgjegjësi dhe duhet të ketë drejtësi për të gjithë. Jam i vetëdijshëm se Ali Ahmeti dhe ata pak rreth tij e dinë saktësisht se çfarë kanë bërë për më shumë se 20 vjet. Jam i vetëdijshëm se atë që nuk mund ta bënin me pushkë, tani duan ta bëjnë nga brenda, nga institucionet. Qëllimi i tyre është një, dhe ai është grabitja, shkatërrimi, poshtërimi dhe turpërimi i Maqedonisë. Të poshtërohen ata që e mbrojtën Maqedoninë”, tha Mickoski.

Mickoski konstatoi se sulmi ndaj BDI-së nuk është asnjëherë sulm ndaj shqiptarëve, por sulm ndaj krimit që ata përfaqësojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat