Nesër skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë në KSHZ

Maqedonia

Nesër skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë në KSHZ

Më: 1 prill 2024 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Ka përfunduar procesi për promovimin e listave të kandidatëve për deputetë nga pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 8 maj. Sipas orarit për përgatitjen e zgjedhjeve, afati për dorëzimin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve skadon më 2 prill në mesnatë.

Fundjavën e kaluar LSDM dhe Koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI dhe Lëvizja “ZNAM” “Për Maqedoninë tonë” kanë promovuar listat për deputetë.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tashmë janë qartësuar pesë koalicione dhe dy parti që do të shkojnë të pavarura.

Bëhet fjalë për “Frontin Evropian” të udhëhequr nga BDI, VLEN të udhëhequr nga opozita shqiptare, koalicionin për “Ardhmërinë Evropiane” të udhëhequr nga LSDM-ja, koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, koalicioni “Me guxim për Maqedoninë” i udhëhequr nga GROM.

Sipas njoftimeve të deritanishme, ZNAM – “Për Maqedoninë tonë” dhe partia “E Majta” garojnë të pavarura në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat