Ndalohet një person nga Demir Hisa, dyshohet se ka penguar një zyrtari në kryerjen e veprimin e tij zyrtare

Maqedonia

Ndalohet një person nga Demir Hisa, dyshohet se ka penguar një zyrtari në kryerjen e veprimin e tij zyrtare

Më: 1 prill 2024 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

MPB njoftin se DPB Demir Hisar ka paraqitur kallëzim penal kundër E.B., punonjës policie në Stacionin Policor Manastir, për shkak të dyshimit për veprën penale “pengim i zyrtarit në kryerjen e detyrës zyrtare”.

“Më datë 11.02.2024 një person në Demir Hisar ka penguar punonjësit e policisë të marrin masa ndaj një personi për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Pas kontrolleve, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në MPB ka paraqitur propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 210 të Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë të Brendshme.

Janë marrë masat e detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurë disiplinore dhe sekuestrohen përkohësisht arma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat