Të shtëna në Haraçinë, Prokuroria kreu hetim, po kërkohen pamjet video-përgjime

Maqedonia

Të shtëna në Haraçinë, Prokuroria kreu hetim, po kërkohen pamjet video-përgjime

Më: 1 prill 2024 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Shkup sot pasdite ka informuar se në lidhje me të shtënat e sotme ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, në të cilën janë lënduar dy persona të cilët kanë qenë me kryetarin, prokurori publik kujdestar ka kryer në vendngjarje inspektimi dhe ka lëshuar urdhra për mbledhjen e gjurmëve dhe kryerjen e ekspertizës përkatëse.

PTHP shton se “do të jepet edhe një urdhër për sigurimin e pamjeve të vëzhgimit me video nga objektet përreth, si dhe për të ndërmarrë veprime të tjera”.

Ministria e Punëve të Brendshme më herët ka lëshuar një konfirmim zyrtar se në SPB Shkup është raportuar një incident në të cilin një person mashkull me automatik ka shtënë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, i cili ishte me disa persona të tjerë.

Nga sulmi mbetën të plagosur dy persona, por në mesin e tyre nuk ishte kryetari i komunës, ndërsa u përgënjeshtruan edhe informacioni për një polic të plagosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat