Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut duhet të ndërtojë ura dhe jo mure me fqinjët

Maqedonia

Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut duhet të ndërtojë ura dhe jo mure me fqinjët

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:36
Ilhan Kyuchyuk.

Maqedonia e Veriut duhet të ndërtojë ura, dhe jo mure me fqinjët, thotë eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për vendin tonë, Ilhan Kyuchyuk.

Në lidhje me eurointegrimet e vendit tonë, Kyuchyuk për “BGNES” thotë se dëshiron që në RMV të ketë konsensus kombëtar për këtë çështje.

“Ende pres që të ketë konsensus kombëtar në Maqedoninë e Veriut, sepse duke kërkuar armikun, nuk zgjidhet një problem, as në vend, dhe as që i jep kjo perspektivë Maqedonisë së Veriut”, tha eurodeputeti.

Kyuchyuk thotë ndërtimi i mureve me fqinjët është politikë e gabuar dhe e keqe e cila prodhon urrejtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat