LSM paralajmëron padi në Strasburg nëse ndryshohet vendimi i gjykatës për objektin e tyre

Maqedonia

LSM paralajmëron padi në Strasburg nëse ndryshohet vendimi i gjykatës për objektin e tyre

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot ka protestuar para Gjykatës së Lartë të Maqedonisë, për shkak të konfiskimit të objektit të tyre.

“Kemi ardhur para Gjykatës së Lartë për t’ua kthejmë shpinën dhe t’ju tregojmë atyre gjyqtarëve të cilët morën vendi të turpshëm për konfiskim të pronës së punëtorëve. Tre gjyqtarë dëshirojnë të bëjnë dëm të gjithë lëvizjes në Maqedoni, ta bëjnë të heshtë dhe të jetë e përulur.

Sot erdhëm vetëm udhëheqësit e sindikatave për t’u thënë gjykatësve se është koha të fitojë ligji dhe drejtësia”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Ata njoftuan se do të dalin në numër sa më të madh nëse vendimi nuk anulohet deri më 1 maj.

Trendafilove thotë se do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat edhe para Gjykatës Ndërkombëtare në Strasburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat