“Gjykatat maqedonase po përçajnë partitë shqiptare”, Selmani pas vendimit të gjykatës së Selës i takojnë vulat e ASh-së

Maqedonia

“Gjykatat maqedonase po përçajnë partitë shqiptare”, Selmani pas vendimit të gjykatës së Selës i takojnë vulat e ASh-së

Më: 2 prill 2024 Në ora: 21:15
Naser Selmani

Gjykata Themelore në Tetovë ka vendosi që Ziadin Selës i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, pas kontestit juridik në të cilën u fut kjo parti, shkaku i mosmarrëveshjeve mes Arben Taravarit dhe Selës.

Për këtë vendim ka reaguar gazetari, Naser Selmani, i cili ka thënë se gjykatat maqedonase po marrim vendim që të përçajnë partitë shqiptare.

“Mendon që është vendim i pritur sepse gjykatat maqedonase që nga viti 1993-4, kur u përça një parti shqiptare, siç ishte Partia për Prosperitet Demokratike, vulat gjithnjë ua jepte parive që janë në pushtet. Pastaj, edhe zotit Sela i ka ndodhur e njëjta betejë kur bënte me PDSh-në e Menduh Thaçi, edhe anëtarësia ishte te Sela por vulat ishin të Thaçi. Ka ndodhur edhe te Besa, vula iu tha (Bilall) Kasamit se ishte në pushtet.

Është një vije që është respektuar që nga viti ’93-4 e këndej. Gjykata maqedonase këto vendime i marrin me qëllim që të nxinin përçarje të paritë shqiptare”, ka thënë Selmani në “Debat Plus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat