Pendarovski: Qytetarët para dilemës si para 20-viteve të zgjedhin kuazi-patriotët ose ato që ditën ta pozicionojnë RMV-në

Maqedonia

Pendarovski: Qytetarët para dilemës si para 20-viteve të zgjedhin kuazi-patriotët ose ato që ditën ta pozicionojnë RMV-në

Më: 3 prill 2024 Në ora: 08:53
Stevo Pendarovski

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski në zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare qytetarët do të duhet të zgjedhin në mes dy opsioneve t’ju japin mundësi kuazi-patriotëve ose të zgjedhin ato të cilët dinë të pozicionojnë Maqedoninë dhe të mbrojnë interesat shtetërore në botë.

“Kujtojmë se të njëjtit politikanë dhe parti në vitin 2001 në vend të marrëveshjes kornizë ofruan opsionin e luftës pa treguar se në një luftë të tillë mund të ketë fitues.

Sa do ishte çmimi i jetëve të njerëzve dhe do të mund të jetojmë së bashku në shtetin e njëjtë në se ballafaqohemi në vend që të dakordohemi mes vete.

Miq të nderuar në javët në vijim qytetarët e Maqedonisë do të vendosen para dilemës së njëjtë si para 20 vjetëve, t’ju japin besimin kuazi-patriotëve ose atyre që treguan se dinë ta pozicionojnë Maqedoninë dhe të mbrojnë interesat e saja shtetërore në botë në të cilën të mëdhenjtë përcaktojnë rregullat”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat