Xhaferi takon Peachin, ecja përpara e Ballkanit Perëndimor ndër temat e bisedës

Maqedonia

Xhaferi takon Peachin, ecja përpara e Ballkanit Perëndimor ndër temat e bisedës

Më: 3 prill 2024 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka zhvilluar sot një takim me Stuart Peach, emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Në bisedën mes tyre është folur për disa çështje aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ecjen përpara, sigurinë në Evropë derisa ka luftë në Ukrainë dhe bashkëpunimin Britani – Maqedoni e Veriut.

Një hapësirë në këtë takim i është dhënë katërvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, shkruan në faqen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Duke falënderuar Lordin Peach për mbështetjen e tij të mëparshme në rrugën tonë euroatlantike dhe duke kujtuar praninë e tij personale në momentin historik të ngritjes së flamurit të Republikës së Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s në Bruksel më 27 mars të vitit 2020, Kryeministri theksoi vendosmërinë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të jetë anëtare aktive dhe e besueshme e Aleancës, e përkushtuar për sigurinë përmes unitetit, si dhe marrëdhëniet tona të forta me Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, Peach ka theksuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuarpër të vazhduar në mënyrë aktive të bashkëpunojë me Maqedoninë e Veriut si aleat në NATO dhe të vazhdojë të mbështesë modernizimin e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat