Kovaçevski: Nuk jam i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së

Maqedonia

Kovaçevski: Nuk jam i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së

Më: 4 prill 2024 Në ora: 08:31
Dimitar Kovçaevski

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovçaevski ka deklaruar se nuk është i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së dhe ka përmendur Artan Grubin.

Kovaçevski në duelin televiziv me Hristijan Mickoskin në “Kanal 5”, deklaroi se kur Grubi luajti futboll në kabinetin e tij në Qeveri, qytetarët menduan se funksionarët nuk punojnë asgjë.

“Konsideroj se BDI nuk sillej në mënyrën që duhej, gjegjësisht funksionarë të caktuar në Qeveri. Por, duhet të them se disa përfaqësues të asaj partie punuan pa ndalë për masat antikrizë. Nuk mund të them se Fatmir Besimi nuk ka punuar natë e ditë me Bytyqin dhe me Trençevskën në masat antikrizë.

Por, nga ana tjetër, kur Artan Grubi luajti futboll në zyrë, atëherë populli mendoi se ata asgjë nuk bëjnë. Gjithashtu dua të potencoj se jam i kënaqur nga ministri Azir Aliu. Bëhet fjalë për profesionist të lartë, i cili i ka përgatitur reformat ligjore në administratën publike të cilat janë dorëzuar në Kuvend”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski gjithashtu tha se presidenti Stevo Pendarovski ka kapacitet për të fituar.

“Në LSDM jemi të bindur se do ta fitojmë besimin e qytetarëve për të formuar qeverinë e ardhshme pro-evropiane të Maqedonisë dhe Stevo Pendarovski do të rizgjidhet president i vendit, sepse kemi vizion shumë të qartë dhe një plan shumë i qartë për të ardhmen evropiane të vendit, i cili bazohet në vendime të guximshme dhe një vizion të qartë dhe një plan të qartë se si të bëhet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat