BDI: Opozita shqiptare nuk braktis agjendën pro-ruse, kazinotë i mban gjallë Mexhiti që nuk e votoi Ligjin

Maqedonia

BDI: Opozita shqiptare nuk braktis agjendën pro-ruse, kazinotë i mban gjallë Mexhiti që nuk e votoi Ligjin

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Përkundër thirrjeve për fushatë të qetë, demokratike dhe larg shpifjeve, opozita shqiptare vazhdon t’i shërbejë agjendave pro-ruse duke përdorë fjalor të pistë që nxit gjuhën e urrejtjes dhe dezinformon opinionin me shpifje të rënda, akuzojnë sot nga BDI.

Konkretisht, theksojnë nga atje, përfaqësues të Lëvizjes Demokratike sot i përsëritën shpifjet e demaskuara tashmë, duke akuzuar Presidentin në ardhje dhe strukturat tjera të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Shpifjet e përsëritura tregojnë se opozita e ndjen dhe është e sigurt në humbjen e thellë nga kandidati për president, dr. Bujar Osmani dhe Fronti Europian.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë tashmë se ishte pikërisht opozita ajo që nuk e mbështeti propozim-ligjin për mbylljen e lojërave të fatit nëpërmjet dislokimit të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet publike, ose thënë shkurt – mbylljen e lojërave të fatit në vendbanimet e qyteteve të vendit.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me OBRM-PDUKM-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nga atje i bëjnë thirrje opozitës dhe partive politike të zhvillojnë fushatë demokratike dhe evropiane, ndërsa shembull më të mirë e kanë presidentin në ardhje, Bujar Osmani dhe Frontin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat