Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Gostivar-Strazhë, janë lënduar tre persona

Maqedonia

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Gostivar-Strazhë, janë lënduar tre persona

Më: 5 prill 2024 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se tre persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, në aksidentin trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Strazhës.

“Sot (04.05.2024) në ora 09:45 në DPB- Gostivar është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të mjetit ngarkues “Mercedes Vito” me targa të
Shkupit i drejtuar nga B.K. (44) nga Shkupi dhe një veturë “Volvo” me targa të Shkupit, e drejtuar nga V.S.(67) nga Shkupi.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i veturës “Volvo”, ndërsa me lëndime kanë pësuar vozitësi i “Mercedesit” dhe pasagjeri F.M.(55) nga Shkupi, të cilat janë konstatuar në spitalin “Ferid Murad” në Gostivar.

Me autorizim të prokurorit publik, ekipi inspektues i DPB-Gostivar ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat