Stevçe Jakimovski: Shpërngulja është për shkak të politikave të këqija të garniturës në pushtet

Maqedonia

Stevçe Jakimovski: Shpërngulja është për shkak të politikave të këqija të garniturës në pushtet

Më: 5 prill 2024 Në ora: 19:04
Stevçe Jakimovski

Kandidati për president të GROM-it, Stevçe Jakimovski, fushatën e vazhdoi me takim me banorët e Gostivarit.

Jakimovski, foli me qytetarët e Gostivarit për zhvillimet aktuale dhe përmendi se brenga më e madhe është shpërngulja, dhe siç përmendi, kjo është për shkak të politikave të këqija të garniturave të deritanishme në pushtet, njofton AIM.

“Arsyeja e eksodit masiv është sjelljet poltronike e zyrtarëve, duke mos marrë parasysh për shtetin e tyre por për shtetet e tjera”, tha Stevçe Jakimovski, kandidat nga GROM-i.

Ai ka theksuar se është kandidat i qytetarëve, e jo dorë e zgjatur e partive. Duke folur për ndryshimin e kushtetutës, ai dërgoi kritika për propozimet e kundërshtarëve të tij për këtë proces.

“Kandidatët presidencialë ikin nga debatet. Është një turp i madh për demokracinë. Populli duhet të dëgjojë qëndrimet e tyre për çështje thelbësore për shtetin”, tha Jakimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat