Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga

Maqedonia

Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga

Më: 5 prill 2024 Në ora: 21:04
Stevo Pendarovski

Qytetarët nuk duhet t’u besojnë politikanëve, qëndrimet e të cilëve ndryshojnë në varësi të asaj se a e thonë në publik apo prapa kamerave televizive, deklaroi kandidati për president Stevo Pendarovski në ditën e dytë të paradës së fitores para qytetarëve të Probishtipit.

Për premtimet e rrejshme të opozitës, Pendarovski tha se opozitarët thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vite me radhë marrin paga të larta zyrtare si deputetë, si kryetarë komunash, si këshilltarë lokalë.

Ai falënderoi qytetarët e Probishtipit për të kaluarën dhe sërish kërkoi mbështetjen e tyre me 24 prill dhe 8 maj.

Duke theksuar se në pesë vitet e fundit atë që ka premtuar dhe realizuar deri në fund, Pendarovski ka theksuar se ai ka qenë, është dhe do të jetë president i të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat