Mariçiq: Propozimet e OBRM-PDUKM-së për anulimin e ndryshimeve kushtetuese janë joreale dhe mashtrojnë opinionin

Maqedonia

Mariçiq: Propozimet e OBRM-PDUKM-së për anulimin e ndryshimeve kushtetuese janë joreale dhe mashtrojnë opinionin

Më: 5 prill 2024 Në ora: 21:51
Bojan Mariçiq

Lidhur me propozimet e OBRM-PDUKM-së për anulim të ndryshimeve kushtetuese, zv. kryeministri, Bojan Mariçiq theksoi se këto nuk janë propozime reale, por për mashtrim të opinionit, ato keqkuptime të OBRM-PDUKM-së do të të paguhet shtrenjtë.

“E vetmja mënyrë për të hequr çështjet kryesore me Bullgarinë nga tavolina është përfundimi i ndryshimeve kushtetuese. Pas kësaj, Bullgaria nuk do të ketë forcën dhe mirëkuptimin politik për të vendosur një veton të dytë për asnjë çështje. Sepse gjatë bisedimeve ne u pyetëm nga francezët se cila është çështja më e rëndësishme për ne. Dhe ne u përgjigjëm që tema e gjuhës maqedonase të mos diskutohet, dhe gjuha maqedonase të pranohet ashtu siç është, pa fusnota dhe shtesa dhe që Bullgaria të tregojë se nuk ka asnjë kundërshtim me nënshkrimin e FRONTEX-it në gjuhën maqedonase që është ajo që ndodhi me të”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se kur u pyetën bullgarët se çfarë ishte më e rëndësishme për ta, ata theksuan se për ta ishte hyrja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, siç thuhet në preambulë.

Sa i përket çështjeve historike, ai theksoi se mund të ndërlidhen vetëm me komisionin historik.

“Shtyrja e çështjes së ndryshimeve kushtetuese vetëm na mban në të njëjtin problem”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat