Është ulur importi edhe eksporti në RMV gjatë dy muajve të parë të vitit 2024

Maqedonia

Është ulur importi edhe eksporti në RMV gjatë dy muajve të parë të vitit 2024

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar-shkurt 2024, është 1 207.9 milionë euro, me ç’rast shënon ulje prej 9.9 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Vlera e mallit të importuar, në janar-shkurt të vitit 2024, është 1 744.7 milionë euro, që është për 1.1 % më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në janar-shkurt të vitit 2024, është 536.8 milionë euro. Mbulimi i importit me eksport, në janar-shkurt të vitit 2024, është 69.2 %.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionë ose anije, prodhime plastovale nga hekuri apo çeliku i paleguar, të paplatinizuar ose të pa veshur nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.

Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat