Pendarovski paralajmëron veting në gjyqësi

Maqedonia

Pendarovski paralajmëron veting në gjyqësi

Më: 6 prill 2024 Në ora: 17:07
Stevo Pendarovski

Kandidati për president Stevo Pendarovski ka vazhduar fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale me tubim në Shtip.

Pendarovski tha se pas zgjedhjeve duhet të bëhet veting i plotë i gjykatësve, prokurorëve por edhe politikanëve.

“Ata duhet të shkarkohen nga funksioni dhe të vuajnë dënimin. E jo të ndajnë drejtësi ose të konkurrojnë në funksione politike.

Opinioni në Maqedoni është dëshmitar se si president pesë vite në vazhdimësi publikisht i kam dënuar gabimet e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjet, përfshirë edhe ata që më kanë mbështetur”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për President.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat