Osmani: Do të vendosim bord mbikqyrës për bartësit e funksioneve politike

Maqedonia

Osmani: Do të vendosim bord mbikqyrës për bartësit e funksioneve politike

Më: 7 prill 2024 Në ora: 14:58
Bujar Osmani

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, ka shpalosur sot një zotim thelbësor në konferencën për shtyp, duke sqaruar njërin prej zotimeve më të Dakalogut të tij për prezantimin e një inovacioni të rëndësishëm: Bordi Ndërkombëtar për certifikimin e bartësve të funksioneve publike.

Në fjalën e tij, Osmani bëri të ditur se si President Evropian, një prej prioriteteve kryesore do të jetë formimi i këtij bordi ndërkombëtar. Ky bord, i përbërë nga partnerët kyç të aleancës transatlantike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe NATO, do të kryejë para-certifikimin e bartësve të funksioneve publike në dy drejtime të rëndësishme: lidhshmërinë me interesat rus dhe nivelin e përfshirjes në korrupsion.

“Ideja e këtij Bordi, është që të shfrytëzojmë instrumentet të cilat janë veç më ekzistuese por të cilat funksionojnë veç e veç, që ti inkorporojmë ato në një Bord Ndërkombëtar, ku do të bëjnë pjesë edhe institucionet tona, instrumentin e SHBA-ve për shpalljen e listave, pastaj instrumentet restriktive të BE-së dhe procesin e certifikimit të NATO-s. Kujtoj se në këtë mënyrë, secili që do të propozohet ose do të emtë ambicie për cilindo funksion publik, do të duhet fillimisht të merr këtë certifikate nga ky Bord Ndërkombëtar, nga këto institucione, dhe nëse mund të kalon filtrat të cilat i imponojnë këto institucione atëherë do të mund të bëhet ministër, do të mund të bëhet drejtor, gjykatës apo prokuror”, theksoi Osmani.

Në anën tjetër, Osmani vuri në dukje se kjo nismë do të shërbejë si një proces kredibil i vetingut për të pastruar sistemin nga korrupsioni dhe për të siguruar integritetin e funksionarëve publikë. Ai gjithashtu theksoi se korrupsioni nuk është vetëm një problem i nivelit të lartë, por përhapet në të gjitha sferat e jetës publike dhe është një pengesë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në fund,u shpreh se kjo nismë për certifikimin e bartësve të funksioneve publike është një prej detyrave themelore të Dekalogut të Presidentit Evropian dhe shërben si pikë shtyllë për luftën kundër korrupsionit dhe ndikimit të jashtëm të dëmshëm në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat