Arrestohet gazetari Furkan Saliu, reagon SHGM

Maqedonia

Arrestohet gazetari Furkan Saliu, reagon SHGM

Më: 7 prill 2024 Në ora: 20:02
Furkan Saliu

Gazetari Furkan Saliu është arrestuar sot nga njësia speciale e policisë, njofton PortaliX.

Sipas raportimit të PortaliX, ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – K.F. Kumanova, ndeshje në kuadër të Ligës së Tretë të vendit.

“PortaliX konsideron se veprimi i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe tentim qyqar për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të cilën e praktikon PortaliX”, thuhet në reagimin e PortaliX, portal ku është bashkëthemelues edhe Saliu.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar duke thënë se me këtë shkelet fjala e lirë dhe liria e punës së gazetarëve. Nga MPB në raportin e dërguar mediave kanë thënë se Saliu dhe të ndaluarit tjerë kanë penguar policinë në kryerjen e detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat