Arben Taravari dënon arrestimin e Furkan Saliut: Lajmësi nuk ka faj për lajmin që jep

Maqedonia

Arben Taravari dënon arrestimin e Furkan Saliut: Lajmësi nuk ka faj për lajmin që jep

Më: 7 prill 2024 Në ora: 20:07
Furkan Saliu

Kandidati për President nga radhët e VLEN, Arben Taravari, me anë të deklaratës publike dënon arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, duke kundërshtuar veprimin e zbatuar në kushte të dyshimta.

Taravari kërkon lirim të menjëhershëm të gazetarit Saliu dhe zbardhjen e plotë të rastit.

"Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu. Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij.

Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit: Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep! Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin", thuhet në reagimin e Taravarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat