Gashi reagon pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu: Nuk ndalet liria e mendimit duke i arrestuar gazetarët

Maqedonia

Gashi reagon pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu: Nuk ndalet liria e mendimit duke i arrestuar gazetarët

Më: 7 prill 2024 Në ora: 20:13
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi

 

Pas arrestimit të gazetarit Furkan Sali, ka reaguar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Në profilin e tij në facebook, Gashi shkruan se arrestimi i gazetarit në mënyrë të dhunshme është e keqe për demokracinë dhe lirnë e medias në përgjithësi.

“Arrestimi i gazetarit Furkan Saliu në mënyrë të dhunshme është shenjë e keqe për demokracinë, fjalën e lirë dhe median në përgjithësi.

Duke e dënuar këtë akt, kërkoj nga organet e drejtësisë që sa më shpejt ta zbardhin rastin dhe Furkani të lirohet. Nuk ndalet liria e mendimit duke i arrestuar gazetarët”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat