Xhaferi: Romët janë pjesë e pandashme dhe e natyrshme e shoqërisë sonë

Maqedonia

Xhaferi: Romët janë pjesë e pandashme dhe e natyrshme e shoqërisë sonë

Më: 8 prill 2024 Në ora: 12:24
Talat Xhaferi

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka dërguar një mesazh urimi në rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Xhaferi ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e komunitetit rom në kulturën dhe diversitetin e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot shënojmë një ditë të veçantë për komunitetin rom në Maqedoninë e Veriut. Urime për Ditën Ndërkombëtare të Romëve! Kjo është një rast për të përshëndetur traditën dhe kulturën e pasur të romëve, një nga komunitetet më të vjetra në vendin tonë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Xhaferi ka theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes për bashkëjetesën dhe harmoninë në shoqëri, duke përmendur sfidat dhe problemet që prekin komunitetin rom dhe nevojën për të bashkuar për ti përballuar ato.

“Kultura e mirënjohur e komunitetit rom pasuron diversitetin tonë kombëtar dhe ne si vend jemi krenarë për këtë. Së bashku, duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat evropiane për barazi dhe respektimin e të drejtave themelore të të gjithë qytetarëve në shtetin tonë”, përfundon kryeministri Xhaferi në mesazhin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat