Pendarovski: Më 24 prill do të vendosen themelet dhe vijat e rezultatit të 8 majit

Maqedonia

Pendarovski: Më 24 prill do të vendosen themelet dhe vijat e rezultatit të 8 majit

Më: 8 prill 2024 Në ora: 15:45
Stevo Pendarvoski

Stevo Pendarvoski nga Ohri kërkoi mbështetjen e qytetarëve që më 24 prill të vendosen themelet për vazhdimin e politikave pro Evropiane.

Kandidati për president i mbështetur edhe nga LSDM-ja tha nuk duhet besuar në deklarata të pa baza se kush është patriot e kush tradhtar, por duhet parë gjërat nga prizmi i interesit strategjik. Pendarovski tha se rezultatet e para të 8 majit dihen më 24 prill.

Nga ju kërkoj, ju lutem, ju bëj apel në rrethin e parë do të jetë shumë e rëndësishme të mobilizohemi masovikisht për këtë opsion politik pro Evropian. Më 24 prill do të vendosen themelet dhe vijat e rezultatit të 8 majit.

Kështu që t’i tregojmë në kohë këtyre që nuk ia duan të mirën shtetit dhe kërkojnë modalitetet jo të duhura”, tha Stevo Pendaroski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat