Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka viktima nga zjarri në Sallën Universale, objekti është i siguruar

Maqedonia

Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka viktima nga zjarri në Sallën Universale, objekti është i siguruar

Më: 9 prill 2024 Në ora: 11:38
Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka viktima nga zjarri në Sallën Universale, objekti është i siguruar

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ka reaguar ndaj zjarrit që përfshiu Sallën Universale me keqardhje dhe shqetësim. Ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar dhe është fikur, ndërsa ka kërkuar veprime të shpejta nga institucionet për të adresuar situatën.

Ajo apelon që të mos spekulohet për shkaqet e zjarrit. Sipas saj, nuk ka pasur viktima dhe persona të vdekur, gjegjësisht i gjithë objekti ka qenë bosh.

Dëmi material do të konstatohet para se të vazhdohet me aktivitetet e mëtejshme ndërtimore dhe do të përcaktohet shkaku. Objekti është i siguruar”, theksoi Kostadinovska Stojçevska.

“Për ngjarjet e zjarrit do t’ju informojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt në mënyrë që të ketë informacione për atë që ka ndodhur, për të shmangur spekulimet”, shtoi ministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat