ASHMAA: Dy kandidatë për presidentë kanë reklama me të mitur

Maqedonia

ASHMAA: Dy kandidatë për presidentë kanë reklama me të mitur

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) apelon transmetuesit që të ndalojnë transmetimin e videove të kandidatëve për president ku paraqiten të mitur.

Poashtu u kerkon pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të harmonizojnë përmbajtjen e reklamave politike me pagesë me rregulloren ligjore.

Me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor për zgjedhjet presidenciale 2024, u konstatua se në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, të miturit marrin pjesë në reklamat politike me pagesë të kandidatëve për president Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani.

"Porositësit janë përgjegjës për përmbajtjen e reklamave politike të paguara, por transmetuesit janë përgjegjës për ligjshmërinë e emitimit të tyre. Transmetuesit duhet menjëherë të ndalojnë transmetimin e këtyre videove, ndërsa pjesëmarrësit në fushatë ta harmonizojnë përmbajtjen e reklamave të tyre me rregullat ligjore”, thonë nga ASHMAA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat