Vijon fushata për zgjedhjet presidenciale – të gjithë kandidatët premtojnë jetë më të mirë për qytetarët

Maqedonia

Vijon fushata për zgjedhjet presidenciale – të gjithë kandidatët premtojnë jetë më të mirë për qytetarët

Më: 9 prill 2024 Në ora: 22:03
Kandidatët në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut është duke vijuar fushata për zgjedhjet presidenciale e cila ka nisur më 4 prill. Kandidatët për president gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me aktivitetet e tyre.

Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Aerodromit në Shkup tha se garnitura aktuale qeverisëse nuk arriti të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit, ndërsa ajo që pretendon të vjen synon lirimin e terroristëve të 27 prillit. Sipas Pendarovskit, puna e parë që duhet bërë pas marrjes së mandatit është vetingu thelbësor.

“Disa gjykatës dhe prokurorë ishin nën ndikimin e drejtpërdrejt të politikës dhe nuk i proceduan qëllimisht vjedhjet dhe krimet që u bënë kundër popullit. Për këtë arsye duhet të pajtohemi që tani dhe të japim premtimin tonë, nëse e marrim mbështetjen tuaj, puna e parë dhe kryesore duhet të jetë veting i thellë dhe i duhur për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët por edhe neve politikanëve”, tha Stevo Pendarovski.

Kandidatja për presidente e mbështetur nga OBRM-PDUKM-ja, Gordana Siljanovska Davkovka kërkoi nga kundër kandidati i saj, Stevo Pendarovski ta caktojë kohën dhe vendin se ku dëshiron të debatojë me të. Siljanovska kërkoi nga kundër kandidati i saj që të mos akuzojë se po shmanget nga debati, por të shpalos raportin për mandatin e tij 5 vjeçar.

“Sa i përket debateve për të cilat pretendon se dikush nga partitë e mëdha i është shmangur, Në zgjedhjet e kaluara të gjitha debatet me mua i ka humbur. Le ta cakton vendin, hapësirën dhe formatin ku do të debaton unë shkoj dhe përsëri do ta fitoj”, deklaroi Gordana Siljanovska-Davkova.

Kandidati Stevço Jakimovski prioritet gjatë mandatit të tij thotë se do ta ketë reformimin e shërbimeve të sigurisë, Shtabit të Përgjithshëm dhe filtrimin e njerëzve që do t’i delegon në Këshill Gjyqësor dhe Gjykatë kushtetuese. Jakimovski tha se me ardhjen e tij si president, në shërbimet e sigurisë nuk do të ketë më njerëz të punësuar nga partitë politike.

“E them me përgjegjësi se si president i ardhshëm, në shërbimet e sigurisë përkatësisht në Agjencinë e Zbulimit nuk do të ketë shansin që të punësohet dikush që i takon ndonjë partie politike. Gjithashtu garantoj se shef i Shtabit të Përgjithshëm nuk do të ketë shanse të bëhet dikush i afërt me cilëndo parti politike”, deklaroi Stevço Jakimovski.

Bujar Osmani sot u mbajt panel, respektivisht bashkëbisedim me profesorë universitarë dhe analistë Kushtetutë qytetare vs. Kushtetutë e Ohrit.

“Teza për kushtetutë qytetare, ose kushtetutë ku njësia themelore e shtetit është vetëm individi, e jo dhe kolektiviteti, si njësi formuese e shtetit, është rreziku më i madh që mund t’i ndodhë shtetit, dhe abrogimi më i madh që mund t’i ndodhë Marrëveshjes së Ohrit. Heqja e tërë komuniteteve nga Kushtetuta dmth rikthimi e demokracisë së shumicës, ku mbivotimi dhe majorizimi është dominues. Mbivotimi dhe majorizimi sjellë në asimilim të grupeve të tjera nga shumica që është përcaktuese në këtë vend. Prandaj desha sot të debatojmë për këtë temë. Çështja e balancerit, mendoj që në esence ky propozim ka të bëjë me albanofobi. Aq më duket ofendues argumenti se balanceri paska ulur cilësinë”, tha Osmani.

Gjatë vizitës së saj në Negotinë, kandidatja për presidente e mbështetur nga “E Majta”, Biljana Vankovska theksoi se “natyra është jashtëzakonisht bujare ndaj Tikveshit, por jo autoriteteve që fshinë çdo grimcë shprese dhe nderi nga punëtorët e Negotinos”.

“Rënia tendencioze e objekteve të Povardarisë dhe FENI-t krijoi një terren ku vetëm oligarkët vendas mund të përparonin. Në një mjedis të tillë, punëtorve u mbetet vetëm të luftojnë vetëm si sfidues, si rinia e “Të majtës” kundër trajtimit poshtërues të shfrytëzuesve”, tha Vankovska.

Sot, në selinë e Lëvizjes Demokratike, liderët dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit VLEN Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu bashkë me kandidatin për president nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari realizuan takim me Anzhej Frangesh, i Dërguar i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë.

Fokus i takimit ishin zhvillimet politike në vend dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe e ardhmja evropiane e vendit. Në këtë drejtim liderët e koalicionit VLEN siguruan z. Frangesh, se koalicioni VLEN, si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe si qeverisje e ardhshme, do të dedikojë tërë kapitalin e saj politik në realizimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, përmbylljen e suksesshme të negociatave për anëtarësim në BE, dhe rritjen e kohezionet me vendet evropiane në sektorë kyç siç janë shteti i së drejtës, infrastruktura dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm shoqëror.

Maksim Dimitrievskit, kandidati për president nga Lëvizja ZNAM, sot ishte në vizitë në rajonin e Pollogut. Në fillim qëndroi në Jegunovc. Ai u tha qytetarëve të mbledhur se për të qenë mbrojtës i vërtetë i qytetarëve dhe interesave të tyre, Presidenti duhet të vijë nga qytetarët.

“Për mua propozimet kushtetuese për amendamentet kushtetuese në pjesën e ndryshimit të përqindjeve për përdorimin e gjuhëve dhe plotësuese amendamentet kushtetuese për shndërrimin e Maqedonisë në shtet që do t’u takojë qytetarëve, e jo popullit maqedonas dhe bashkësitë tjera etnike, janë të papranueshme”, tha Dimitrievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat