Një grua nga Kavadari raporton partnerin për dhunën seksuale ndaj vajzës së saj

Maqedonia

Një grua nga Kavadari raporton partnerin për dhunën seksuale ndaj vajzës së saj

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Një grua nga Kavadari ka raportuar në polici se një person me të cilin ajo ishte në një lidhje romantike ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së saj.

“Mbrëmë në orën 21:00 në Drejtorinë e Policisë Kavadar, një 38-vjeçare nga Kavadari ka raportuar se në fillim të muajit mars vajza e saj e mitur është dhunuar seksualisht nga një person me të cilin ishte në lidhje dashurie dhe i cili ishte i mosha ligjore.

Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Kavadar.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton SPB Veles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat