Shkup: Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u mbajt në xhaminë “Mustafa Pasha”

Maqedonia

Shkup: Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u mbajt në xhaminë “Mustafa Pasha”

Më: 10 prill 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Edhe në Maqedoni të Veriut dita filloi me faljen e namazit të Bajramit, ku besimtarët vizituan të gjitha xhamitë e vendit.

Manifestimi qendror atje u mbajt në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup.

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në MV, mes tjerash kërkoi unitet për krijimin e kushteve për të rinjtë, me qëllim ndalimin e migrimit.

“Kërkohet nga të gjithë ne që të mundohemi maksimalisht me fjalët tona, me porositë tona, mundin tonë, që bashkërisht të formojmë kushte të nivelit stabilk ekonomik me qëllim që njerëzit tonë, populli ynë i kësaj shoqërie, të gjejë ardhmërinë në trojet ku ka lindur dhe është rritur”, tha Shaqir Fetahi, Kryetar i BFI-së.

Menjëherë pas faljes së namazit të Bajramit, besimtarët shtrënguan duart mes vete dhe më pas u drejtuan drejt shtëpive të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat