Aksident në Pllasnicë, lëndohen tetë persona

Maqedonia

Aksident në Pllasnicë, lëndohen tetë persona

Më: 10 prill 2024 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në ora 23:45 në rrugën lokale nga fshati Lisiçan në fshatin Pllasnicë.

“Mbrëmë në afërsi të fshatit Lisiçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të “Audi” me targa Makedonski Brodi i drejtuar nga një 17 vjeçar nga Makedonski Brodi dhe një automjeti “Opel Astra” me targa nga Makedonski Brod, i drejtuar nga N.N. (19) nga fshati Lisiçan në Kërçovë.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar shoferi N.N.

Ndërsa të lënduar kanë pësuar edhe shoferi i mitur dhe gjashtë pasagjerë nga të dyja veturat, konfirmojnë nga Qendra Mjekësore Kërçovë”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat