LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Maqedonia

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të të moderuar.

Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugën Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është hapur për qarkullim që nga 1 prilli 2024 për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat