Dimitrievski: Nuk do të koalicionojë me udhëheqësin aktuale të LSDM-së

Maqedonia

Dimitrievski: Nuk do të koalicionojë me udhëheqësin aktuale të LSDM-së

Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:12
Maksim Dimitrievsk

Kandidati për president nga lëvizja “ZNAM”, Maksim Dimitrievski thotë se nuk do të koaliciononte me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së, ndërsa edhe për OBRM-PDUKM-në thotë se nuk do të koalciononte nëse kjo parti ende i ka shprehitë e vjetra.

“Një gjë mund ta them me përgjegjësinë më të madhe, se ne si ZNAM, parti e sapoformuar, në asnjë moment nuk do të formojmë shumicë me udhëheqësin aktuale të LSDM-së.

Por nga ana tjetër në koalicionin e ardhshëm sigurt nuk do të bisedojmë me asnjë nga OBRM-PDUKM nëse ende i tërheqin narrativët dhe shprehitë e vjetra.

Ata e kanë turbulluar ujin, le të koalicionojnë, edhe ashtu komunikojnë mirë mes vete, kurse ne do të mbesim opozitë me qytetarët”, tha Dimitrievski në “ClickPlus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat