OBRM-PDUKM: Pendarovski nëse dëshiron debat me Mickoski le të bëhet kryetar i LSDM-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pendarovski nëse dëshiron debat me Mickoski le të bëhet kryetar i LSDM-së

Më: 11 prill 2024 Në ora: 10:07
OBRM-PDUKM

Nëse Pendarovski dëshiron të debatojë me presidentin Mickoski, le të bëhet kryetar i LSD-së pas disfatës së 8 majit dhe deri atëherë t’i kërkojë falje Siljanovskës për fyerjet, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Stevo Pendarovski padyshim që i ka lidhur një kordon mëndafshi Dimitar Kovaçevskit dhe tashmë po e shpall ambicien e tij që të bëhet kryetar i ardhshëm i LSD-së nga opozita.

Dhe deri më 8 maj, Pendarovski ka kohë të mjaftueshme për të mbledhur një gram virtyt dhe për të kërkuar falje për të gjitha ofendimet ndaj Gordana Siljanovska Davkovës.

Shpërthimet e mizogjinisë dhe ofendimeve të Pendarovskit vetëm sa tregojnë se ai nuk është as demokrat dhe as i pjekur për postin e presidentit.

Është për të ardhur keq që një njeri si Pendarovski ishte president i Maqedonisë. Ndryshimet janë vetëm një hap larg nesh. Populli do ta kthejë vendin e tij. Maqedonia përsëri krenare”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat