Maxhovska: Ngrirja e çmimeve nuk mund të përdoret në afat të gjatë

Maqedonia

Maxhovska: Ngrirja e çmimeve nuk mund të përdoret në afat të gjatë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore është afatshkurtër dhe jo një masë strukturore që mund të përdoret në afat të gjatë. Me të vetëm përkohësisht dhe në mënyrë artificiale mbahet një nivel çmimi që nuk pasqyron kostot reale të prodhimit dhe flukset reale në ekonomi, vlerësojnë ekspertë të Bankës Botërore.

Sipas tyre, në vend të ngrirjes së çmimeve, duhet të krijohen vende pune më të paguara, të rritet konkurrenca në sektorin e shitjes me pakicë dhe të prodhohet më shumë ushqime në vend se të importohet.

Edhe pse ngrirja e çmimeve ndihmoi në ruajtjen e standardit të jetesës së popullatës në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht gjatë rritjeve më të theksuara të çmimeve, kjo nuk është një masë që mund të përdoret në afat të gjatë.

Në këtë rast, duhet të kaloni në disa masa strukturore që mund të përmirësojnë standardin. Një prej tyre është ofrimi i punëve cilësore dhe më të paguara”, tha Joana Maxhovska, ekonomiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat