Bytyqi: Inflacioni është vënë nën kontroll

Maqedonia

Bytyqi: Inflacioni është vënë nën kontroll

Më: 12 prill 2024 Në ora: 12:49
Fatmir Bytyqi

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, thotë se inflacioni është vënë nën kontroll. Ai në një postim në Facebook thotë se sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH) për rritjen e shpenzimeve të jetesës, për muajin mars 2024 është matur inflacioni prej 4,0%.

Bytyqi thekson se kjo është dëshmi se kompanitë me përgjegjësi etike operojnë në vend në masën më të madhe, si në prodhim ashtu edhe në tregti, të cilat, pavarësisht mundësisë së rritjes së madhe të çmimeve, vazhduan të punojnë me çmime konkurruese, gjë që përfundimisht rezultoi në rritjen e inflacionit në mars të vitit 2024 me vetëm një pikë përqindjeje krahasuar me muajin paraardhës kur inflacioni u mat 3,0%.

“Duke marrë periudhën janar-mars të vitit 2024 krahasuar me janar-mars të vitit 2023, inflacioni është 3,4%, që është pak më i ulët se inflacioni i parashikuar fillimisht për vitin 2024, i cili sipas parashikimeve të fundit të Qeverisë duhet të jetë 3,6%. Kjo është vetëm një tjetër në serinë e dëshmive se kjo Qeveri ndjek në vazhdimësi zhvillimet ekonomike në vend, dhe se zbaton politika të duhura që përmirësojnë standardin e qytetarëve, për shkak të rritjes së pensioneve dhe pagës mesatare që nga fillimi i vitit deri tani është shumë më e lartë se rritja e shpenzimeve të jetesës”.

“Muajin e kaluar është miratuar Ligji për Praktikat e Padrejta të Tregtisë, i cili gjithashtu do të garantojë çmime të qëndrueshme për mbi 2500 produkte bazë, si dhe parandalimin e tregtisë së padrejtë”, ka shkruar Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat