MPJ-Maqedoni: Qytetarët të shmangin udhëtimet për në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze

Maqedonia

MPJ-Maqedoni: Qytetarët të shmangin udhëtimet për në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze

Më: 12 prill 2024 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet për në vendet Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze.

“Si rrjedhojë e informacioneve për përkeqësim të mundshëm të situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme iu apelon qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze.

Me këtë rast, rikujtojmë linjën telefonike të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv + 972 549 267 378 (email adresën [email protected] ) si dhe linjat telefonike të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 273 732. / +389 268 736 (email adresa [email protected] )”, njoftojnë nga MPB.

Mediat e huaja botërpre kanë raportuar se Izraeli po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani brenda dy ditësh, por Irani nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat