Rasti “Monstra” do të ankimohet në Strasburg

Maqedonia

Rasti “Monstra” do të ankimohet në Strasburg

Më: 13 prill 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Familjarë të te burgosurve të rastit “Monstra” edhe pas 12 viteve vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Sipas Sabri Azirit, familjar i të burgosurve, janë marrë të gjitha masat për të vazhduar procesin për që siç thotë të zbardhet e vërteta. Hapi i radhës sipas tij është ankimi i rastit në Gjykatën e Strasburgut.

“Fillimisht ne ndjejmë dhimbje për çdo jetë të humbur e sidomos kur është i pa fajshëm, si familjarë kemi marrë të gjitha hapat për të vazhduar procesin më tutje.” Ne jetojmë në Maqedoni dhe me bashkëqytetaret tanë maqedonas nuk kemi problem se i kemi hallet e njëjta, ne kemi problem me individ të cilët punojnë për të fajësuar një popull të tërë i cili është i pa fajshëm dhe i cili ka qenë i pa mbrojtur”, tha Sabri Aziri, familjarë i të burgosurve të rastit Monstra.

Sipas Azirit ky rast është zvarritur me qellim dhe është përdorur nga pushteti i atëhershëm por edhe i tanishëm që siç thotë të fitojnë pikë politike në kurriz të shqiptarëve të pa fajshëm.

“Fillimisht pala tjetër e montoi procesin dhe ka bërë pikë politike në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të atyre të cilët janë të pa fajshëm ndërsa pala tjetër, politikan të ndryshëm po ashtu e shfrytëzuan për përfitime personale… Ne si familje kemi qenë të pambrojtur nga politikanët në kohen kur është dashur të thuhet e vërteta nuk është thënë dhe le të mbajnë përgjegjësi ata të cilët aprovuan burgosjen e familjareve tanë dhe njerëzve tjerë të pa fajshëm”, shtoi Sabri Aziri, familjarë i të burgosurve të rastit Monstra.

Dje u mbushen 12 vite kur në liqenin e Smillkovës u vranë 4 të rinj dhe një peshkatar në rastin e njohur si “Monstra”. Për këtë rast, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq. I akuzuari tjetër Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Haki Aziri me 9 vite burg. Dy nga të dënuarit me burg të përjetshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, janë akoma në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat