Në Shkup sanksionohen 190 vozitës, 45 për shpejtësi tej normave të lejuara

Maqedonia

Në Shkup sanksionohen 190 vozitës, 45 për shpejtësi tej normave të lejuara

Më: 14 prill 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

MPB njoftoi se Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (13.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 190 masa, nga të cilat 45 sanksione për ngasje me shpejtësi të kufizuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor i kuq, 19 masa për shkeljet që u kushtojnë shoferëve motoçikleta…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat