Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 prill 2024 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos në pjesët veriperëndimore ku do të ketë kushte për shtrëngata të rralla. Në zonat malore reshjet do të kalojnë herë pas here në borë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriperëndimore, ndërsa në pjesën perëndimore do të fryjë erë e fortë perëndimore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat