Dimovski: Marrëveshja e Prespës është një padrejtësi për maqedonasit

Maqedonia

Dimovski: Marrëveshja e Prespës është një padrejtësi për maqedonasit

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:57
Ilija Dimovski

OBRM-PDUKM do të përpiqet të vendosë parimin e konsensusit kombëtar dhe shtetëror për çështjet kyçe, tha anëtari i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski.

“Marrëveshja e Prespës është një padrejtësi për maqedonasit. Njëqind këmbë në kurrizin e dikujt tjetër nuk bën dëm. Me këtë marrëveshje mohohet dhe dyfishohet identiteti i popullit maqedonas. Parullat se do shkojmë në NATO dhe BE janë të bukura. Kur OBRM-PDUKM avokonte për BE-në dhe NATO-n, LSDM-ja ishte për TITO-n, dhe BDI-ja për Stalinin, mos krijoni përshtypjen se dikush është kundër BE-së dhe NATO-s. Çështja është se si ta arrijmë këtë. Përgjegjësia e qeverisë është që 60%-70% të mos e pranojnë propozimin francez”, tha Dimovski.

Ai në “Klan Debat” tha se shumica e deputetëve maqedonas kanë votuar kundër propozimit francez në Kuvend.

“Kaloi me mazhorizimin nga pakica, dhe nuk përmbante asnjë pikë e pyetje lidhur me identitetin, trashëgiminë historike, gjuhën e shqiptarëve.

Nuk mund të ndërtojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim në të ardhmen nëse të tjerëve ua mohojmë atë që duam për veten tonë”, shtoi Dimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat