SPB Tetovë me aksion kontrollues ndaj shoferëve që parkojnë në mënyrë të paligjshme

Maqedonia

SPB Tetovë me aksion kontrollues ndaj shoferëve që parkojnë në mënyrë të paligjshme

Më: 23 prill 2024 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

SPB Tetovë informon se dje (22-prill) nga ora 13:00 deri në ora 19:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion i intensifikuar kontrollues ndaj automjeteve dhe drejtuesve me theks të veçantë parkimin e paligjshëm.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 53 automjete (TE-29 dhe GV-24) të parkuara në mënyrë të paligjshme, nga të cilat 6 automjete (TE) janë marrë nga shërbimi komunal i merimangës.

“Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 3 drejtues automjetesh (TE-2 dhe GV-1) të cilët kanë vozitur pa dhënë provimin për patent shofer, si dhe 2 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik (TE)”.

“SPB Tetovë apelon pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e parapara për parkim dhe me këtë të kontribuojnë më drejtpërdrejt në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat