Diaspora e Maqedonisë së Veriut e voton bindshëm Bujar Osmanin

Maqedonia

Diaspora e Maqedonisë së Veriut e voton bindshëm Bujar Osmanin

Më: 24 prill 2024 Në ora: 00:11
Bujar Osmani

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, ndaj atij të VLEN, Arben Taravari.

Sot një ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale ka votuar diaspora.

Top-shqip ka siguruar rezultatet e para jo zyrtare të diasporës, pa Kanada dhe SHBA, si vijon:

Votimi në ambasada/konsullata (me përjashtim të SHBA-së dhe Kanadasë):
1.Stevo Pendarovski 150
2.Gordana Siljanoska 316
3.Stevçe Jakimovski 17
4.Bujar Osmani 148
5.Biljana Vankovska 149
6.Arben Taravari 31
7.Maksim Dimitrievski 60

Përndryshe gjithsej për në diasporë janë lajmëruar 2571 persona dhe atë:

Abu Dabi, ku janë paraqitur 26 shtetas tanë për votim, në Beograd – 31, Berlin- 260, Bernë – 186, Bon– 164, Bruksel – 93, Uashington – 34, Venecie – 79, Vjenë – 123, Detroid – 34, Zagreb – 87, Kaberrë – 31, Kopenhagë – 74, Londër – 87, Lubjanë – 332, Munih – 166, Melburn – 64, Nju-Jork – 85, Osllo – 41, Paris – 44, Pragë – 52, Romë – 30, Stokholm – 85,Toronto – 117, Hagë – 65, Çikago – 88, Ankara – 18, Varshavë – 23, Madrid – 18, Pekin – 12 dhe Sofje 22.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte në mbështetje të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Nesër votohet në tërë Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat