KSHZ numëron 99.85% të votave, ja kush po prin dhe ku renditen Osmani dhe Taravari

Maqedonia

KSHZ numëron 99.85% të votave, ja kush po prin dhe ku renditen Osmani dhe Taravari

Më: 24 prill 2024 Në ora: 07:37 Përditësuar në ora: 11:08 më 25.04.2024
Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova

KSHZ: Osmani prin me vota në Çair e Tetovë, Taravari prin në Gostivar me dallim prej 75 votave

Nga tre kryetarët aktualë të komunave që kandiduan për president të Maqedonisë së Veriut, vetëm dy morën numrin më të madh të votave në komunat ku janë kryetarë komunash – Maksim Dimitrievski në Kumanovë dhe Arben Taravari në Gostivar, ndërsa Stevço Jakimovski në Karposh fitoi vetëm gjashtë për qind të votave.

Në komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka fituar më së shumti vota, 14.286 (30,16%). Pas tij vjen Gordana Siljanovska Davkova me 11.982 vota (25.29%), Bujar Osmani me 6.203 (13.09%), Stevo Pendarovski me 7.399 (15.62%), Arben Taravari me 4.325 (9.13%), Biljana Vankovska (31,83%) dhe Stevço Jakimovski me 238 (0,50%)

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe kandidati për kryetar i Koalicionit Vlen, Arben Taravari në komunën e Gostivarit ka fituar 9895 vota (33,47%), vetëm 75 më shumë se kandidati i BDI-së Bujar Osmani, i cili ka marrë 9820 vota (33,22%).

Në komunën e Gostivarit, Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 5580 vota (18,88%), Stevo Pendarovski 2464 vota (8,34%), Maksim Dimitrievski 709 vota (2,40%), Biljana Vankovska 302 (1,02%) dhe Stevço Jakimovski 70 (0, 24%).

Kryetari i Karposhit dhe kandidat presidencial i GROM-it, Stevço Jakimovski, nga ana tjetër, ka fituar vetëm 6 për qind ose 2.143 të votave në këtë komunë, ku katër kandidatë për kryetar kanë më shumë vota se ai, ndër të cilët Vankovska me 3.089 vota dhe Dimitrievski me 3974 .

Gordana Siljanovska Davkova ka më së shumti vota në komunën e Karposhit – 14.482 (41.49%), e ndjekur nga Stevo Pendarovski – 9.130 (26.15%), Maksim Dimitrievski – 3.974 (11.38%) dhe Biljana Vankovska Cvetkovska (3.085 – 3.085%), Bujar Osmani – 602 (1,72%) dhe Arben Taravari – 483 (1,38%).

Në komunën e Çairit, ku kryetar është Visar Ganiu nga Koalicioni Vlen, kandidati i BDI-së Bujar Osmani ka fituar më së shumti vota 10.999 (40,53%), ndërsa Arben Taravari 9618 (35,44%).

Në vendin e tretë është Gordana Siljanovska Davkova me 2.791 vota (10,28%), e ndjekur nga Stevo Pendarovski me 1.809 (6,67%) Maksim Dimitrievski ka 440 vota (1,62%), Biljana Vankovska Cvetkovska 337 (1,24%) dhe Stevço Jakimovski 76 | 0,28% (0,27%).

Në Tetovë, ku kryetar komune është Bilall Kasami nga Besa, kandidati i BDI-së Bujar Osmani ka marrë më së shumti vota 14.726 | (36.78%), ndërsa Arben Taravari nga koalicioni Vlen rreth 700 vota më pak ose 14.030 (35.04%).

Gordana Siljanovska Davkova në komunën e Tetovës ka 6.235 (15.57%), Stevo Pendarovski 2.387 (5.96%), Maksim Dimitrievski 969 (2.42%), Biljana Vankovska Cvetkovska – 576 (1.44%) dhe Stevço Jakimovski 90 vota (0.22%).

Osmani fitoi në 15 komuna, Taravari në vetëm një

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të shtetit, fitoi në 60 komuna të vendit, duke u renditur e para.

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili u rendit i dyti për nga votat, fitoi më së shumti vota në gjithsejtë tre komuna, Bujar Osmani nga BDI në 15, ndërsa Arben Taravari nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM në një komunë.

Bujar Osmani fitoi në Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,83 %), Pllasnicë (66,91 %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tearcë (41,30 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %) dhe Shuto Orizarë (37,11 %).

Ndërkaq Arben Taravari fitoi më së shumti vota në Gostivar (32,26 %).

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare.

Siljanovska Davkova sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga votat e numëruara prej 3.474 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve, ka fituar 362.682 vota – 40,23 për qind, përderisa Pendarovski 180,306 vota, përkatësisht 19,97 për qind.

I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga Fronti Europian me 120.903 vota (13,38), më pas Arben Taravri me 83.356 (9:21), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 83.787 (9.26), Biljana Vankovska me 41.172 (4,56) e mbështetur nga E Majta dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se dalja e votuesve sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind.

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave: Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Rezultatet e publikuara nga KSHZ-ja në ueb faqen e saj tregojnë se nga 99,85 për qind të votave të përpunuara, gjegjësisht 3.474 nga gjithsej 3.508 vendvotime, kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova, prin me 362.682 vota, gjegjësisht 40.08% para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 180.306 vota (19.93%).

I treti është Bujar Osmani nga BDI me 120.903 (13.36%).

Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka 83.356 (9.21%), Maksim Dimitrievski nga “ZNAM” me 83.787 (9.26%), Biljana Vankovska e mbështetur nga “E Majta” 41.172 (4.55%) dhe Stevço Jakimovski nga “GROM” ka 8.103 (0.90%).

Të dhënat nga 24 vendvotime të tjera mbeten për përpunim të mëtutjeshëm, pas së cilës do të kemi rezultatet përfundimtare të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Publikohen rezultatet përfundimtare

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale.

Sipas KSHZ-së, nga 95% të votave të numëruara, këto janë rezultatet e kandidatëve për president:

1. Stevo Pendarovski – 171.325 | 19,94%

2. Gordana Siljanovska-Davkova – 345.329 | 40,19%

3. Stevçe Jakimovski – 7.836 | 0,91%

4. Bujar Osmani – 115.374 | 13,43%

5. Biljana Vankovska – 39.255 | 4,57%

6. Arben Taravari – 81.105 | 9,44%

7. Maksim Dimitrievski – 75.852 | 8,83%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dha rezultatin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë në Komunën e Gostivarit.

Sipas KSHZ-së, nga 100% të vendvotimeve të numërura, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

1. Stevo Pendarovski – 2.456 | 8,32%

2. Gordana Siljanovska-Davkova – 5.575 | 18,89%

3. Stevçe Jakimovski – 70 | 0,24%

4. Bujar Osmani – 9.795 | 33,19%

5. Biljana Vankovska – 301 | 1,02%

6. Arben Taravari – 9.884 | 33,49%

7. Maksim Dimitrievski – 709 | 2,40%

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe kandidati për president, Arben Taravari i cili shkroi “Gostivari është kala që nuk mposhtet”.

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dha rezultatin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë në Komunën e Tetovës.

Sipas KSHZ-së, nga 96% të vendvotimeve të numëruara, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

1. Stevo Pendarovski – 2.340 | 5,99%

2. Gordana Siljanovska-Davkova – 6.107 | 15,63%

3. Stevçe Jakimovski – 90 | 0,23%

4. Bujar Osmani – 14.205 | 36,36%

5. Biljana Vankovska – 695 | 1,78%

6. Arben Taravari – 13.678 | 35,02%

7. Maksim Dimitrievski – 949 | 2,43%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.

Del rezultati zyrtar në Zhelinë, këto janë rezultatet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dha rezultatin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë në Komunën e Zhelinës.

Sipas KSHZ-së, nga 100% të vendvotimeve të numërura, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

1. Stevo Pendarovski – 646 | 8,68%

2. Gordana Siljanovska-Davkova – 20 | 0,27%

3. Stevçe Jakimovski – 1 | 0,01%

4. Bujar Osmani – 3.492 | 46,90%

5. Biljana Vankovska – 6 | 0,08%

6. Arben Taravari – 3.191 | 42,86%

7. Maksim Dimitrievski – 2 | 0,03%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.

Del rezultati zyrtar në Çair, këto janë rezultatet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dha rezultatin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë në Komunën e Çairit.

Sipas KSHZ-së, nga 99% të vendvotimeve të numërura, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

1. Stevo Pendarovski – 1.745 | 6,53%

2. Gordana Siljanovska-Davkova – 2.744 | 10,26%

3. Stevçe Jakimovski – 73 | 0,27%

4. Bujar Osmani – 10.882 | 40,69%

5. Biljana Vankovska – 327 | 1,22%

6. Arben Taravari – 9.484 | 35,47%

7. Maksim Dimitrievski – 426 | 1,59%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.

Menduh Thaçi: Konkurrentët tanë përdorën edhe mjete armiqësore

Konkurrentët tanë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut kanë përdorur edhe mjete armiqësore, kështu ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Thaçi ka theksuar se rezultatet e para të zgjedhjeve janë historike, por ka vlerësuar se beteja ishte shumë e vështirë.

“Shumë pozitiv rezultati, prej së largu dukej se beteja do të oshte e lehtë, po nuk ishte aq e lehtë…Të gjitha komunat që ata i kanë drejtuar në pushtet lokal i kanë humbur në këto zgjedhje prej frontit evropian”, ka thënë ai.

Ndërsa, ka thënë se ata u përballën me kundërshtarë që nuk luftoi vetëm me mjetet e tyre, por që përdori edhe metoda të tjera kundër tyre.

“Dihet ajo çfarë metoda, ne i dolëm në ballë vet betejës së fortë pro integrimit evropian, dihen ata që janë pengues të integrimit evropian… Rezultati i sotëm është historik, dallimi prej 40 e diçka mijë votash duket i lehtë po beteja ka qenë shumë më e vështirë”, ka deklaruar Thaçi.

​Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni: Numërohen rreth 78% e votave, ja rezultatet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut ka numëruar mbi 77 për qind të votave së sotme për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Momentalisht prin kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska me 39.64 për qind, pasuar nga kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 19.32.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 14.38 për qind, Arben Taravari nga VLEN 10.20 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.47, Biljana Vankosvka Cvetkovska “E Majta” 4.39 dhe Stevco Jakimovksi, kryetari i Karposhi Shkup me 0.78 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar për presidentin e tyre të ardhshëm.

Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore është 1.814.317.

Sipas të dhënave të Këshillit Shtetëror Zgjedhor të orës 18:30, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka votuar 48.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat