Ja sa ka qenë paga mesatare neto në muajin shkurt

Maqedonia

Ja sa ka qenë paga mesatare neto në muajin shkurt

Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuarit në muajin shkurt të këtij viti është 39.276 denarë (637 euro) dhe krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar shënon rritje për 16.5 % , kanë njoftuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.

“Kjo rritje vjen mbi të gjitha nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit në sektorët: Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurimet shoqërore të detyrueshme (24.9 %), veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (22.5 %) dhe arti dhe rekreacioni (20.4%)”, thonë nga ESHS.

Nga atje thonë se rënie e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur tek sektorët: Transport dhe magazinim (10.1%), Miniera dhe gurore (7.2%) dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkim (6.3 %).

Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës, në shkurt të vitit 2024, është 58.967 denarë, thanë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat