Aksident në rrugën Makedonski Brod-Prilep, humb jetën një 20 vjeçar

Maqedonia

Aksident në rrugën Makedonski Brod-Prilep, humb jetën një 20 vjeçar

Më: 26 prill 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

MPB njofton se më 25.04.2024, në ora 12:16, në Drejtorinë e Policisë Prilep është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod-Prilep, afër fshatit Novoselani, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture “BMW” me targa të Prilepit i drejtuar nga M.M (20) nga fshati Brailovo-Prilep dhe një kamion tip “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.T (43) nga Shkupi.

“Në aksident M.M. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës Mjekësore.

K.T ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit Prilep.

Në vendin e ngjarjes kontroll është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga DPB Prilep”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat