Iu dha ryshfet policëve të RMV-së, arrestohet shtetasi i Greqisë

Maqedonia

Iu dha ryshfet policëve të RMV-së, arrestohet shtetasi i Greqisë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një shtetas grek është arrestuar mesditën e djeshme në pikën kufitare “Tabanoc”.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti ka tentuar të korruptojë policët e pikës kufitare.

“Me datë 29.04.2024 në ora 12:40 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.K (49) nga Republika e Greqisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”. Gjatë kontrollit kufitar të pasaportës, ai në automjetin “Ford” me targa gjermane, me të cilin drejtonte, vendosi para si ryshfet në dokumentin e tij të udhëtimit”.

“Paratë me vërtetim për sendet e konfiskuara janë konfiskuar, ndërsa personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat