Mexhiti për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Dallimi është shumë i madh, zgjedhjet vetëm formalitet

Maqedonia

Mexhiti për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Dallimi është shumë i madh, zgjedhjet vetëm formalitet

Më: 1 maj 2024 Në ora: 17:27
Izet Mexhiti

Izet Mexhiti nga VLEN sot është pyetur se cilin kandidat do ta mbështesin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ai tha se nuk i kanë votat në xhep, dhe se qytetarët vetë do të vlerësojnë.

Mexhiti tha se rrethi i dytë do të jetë formalitet, sepse, sipas tij, dallimi në vota mes dy kandidatëve është tejet i madh.

“Votuesit që kanë votuar për Taravarin, mbi 83.000 votues, do të thotë ne nuk i kemi në xhep ato vota. Qytetari shqiptar di ta bëjë vlerësimin vetë, se cili e meriton të jetë kryetari i ardhshëm.

Për hirë të vërtetës, dallimi mes kandidatit të parë dhe kandidatit të dytë është tejet i madh, kështu që rrethi i dytë është më tepër formal. Ndoshta edhe kjo është arsyeja që deri në këtë moment nuk ka ndonjë presion ose kërkesë serioze për votat shqiptare”, tha Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat