Dauti: Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotime, në dy janë paraqitur probleme me pajisjen biometrike

Maqedonia

Dauti: Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotime, në dy janë paraqitur probleme me pajisjen biometrike

Më: 8 maj 2024 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Nga Komisioni Komunal Shtetëror njoftojnë se në Tetovë për momentin ka ndërprerje në dy vendvotime, bëhet fjalë për një vendvotim në Tetovë dhe fshatin Bozovcë.

Kontaktet që i ka pasur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve me 177 vendvotime, në 115 vendvotime procesi ka filluar pa asnjë problem. Kemi probleme me pajisjen biometrike në vendvotimin 1977 që gjendet tek objekti i shkollës Liria si dhe me pajisjen biometrike në vendvotimin 2085 që është në fshatin Bozovcë.

Mirëpo personat e angazhuar janë në terren dhe po mundohet rregullimin e të njëjtës”, tha Nazmi kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë.

Ai tha se nëse pajisjet biometrike nuk rregullohen, procesi zgjedhor do të vazhdohet me metodën klasike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat